Stina e re shoqërohet me tendenca të reja përsa i përket edhe stilit të ccantave, me tendenca të reja. Në modelet vjeshtë-dimër të këtij sezoni janë për tu admiruar nga të gjitha ju gra dhe vajza dhe janë gati për t’u blerë. Këto janë tendencat kryesore të momentit:
Çantë e gjerë dhe katrore
Rrip i fortë dhe i rregullueshëm, pjesa e pasme e sheshtë, dhe strukturë të përcaktuar. Fokusohuni tek modeli lëkurë si shembulli i Stella Mc Cartney.
Çantat retro
Mbahen në dorë, përmasat variojnë nga më të vogla tek të mëdhatë, dhe dizajni është me ngjyra të alternuara ose vetëm njëngjyrëshe. Sjellin stilin vintage dhe janë mes modeleve më të kërkuara.
Çanta katrore
Baulja e vogël ndjek linjat gjeometrike lehtësisht të rumbullakosura, me rripa të butë. Shembull është ai i bardhë me konture të zeza si e Tom Ford.
Çanta me rrip të gjatë
Rrip të gjatë për në shpatull, ose çanta mund të mbahet edhe në dorë, është e butë dhe me linja bazë.
Çanta pellush
Duket si një pellush, e butë dhe e ngrohtë, dhe është një nga modelet më të përdorura së fundmi në pasarela. Kara, e bardhë dhe delikate është një nga modelet me lëkurë sintetike.
Portofoli i viteve ‘50
Të kujtojnë aksesorin e gjysheve tona.
Çanta thes
Të rafinuara dhe shumë të kërkuara, janë një zgjedhje e mirë për veshjen e mbrëmjeve. Një prej tyre është dhe modeli i Clare V.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al