15 Prill, 2022

Cardi B dhe Offset publikojnë fotot e para të djalit, zbulohet emri i tij i veçantë


Pritja mori fund! Më shumë se shtatë muaj pasi njoftuan ardhjen e fëmijës së tyre të dytë në jetë, Cardi B dhe Offset zbuluan emrin e djalit të tyre dhe dy fotot të të voglit.

Krijuesja e ‘Migos’ ka ndarë në Instagram një foto të djalit duke buzëqeshur pas dushit dhe një tjetër ku i vogli shihej i veshur me një xhaketë blu të hapur, një bluzë të bardhë, atlete dhe një varse argjendi.

Ajo ka zbuluar se të voglit i ka vendosur emrin e veçantë: Wave.

Pra, çfarë e bëri çiftin të ndajnë më në fund detaje për djalin e tyre 7 muajsh? Familja u shfaq në kopertinën e ESSECNE që ka mes të tjerash foto të Cardi B dhe djalin. Dhe për të mos ua dhënë atyre gjithë ekskluzivitetin, reperja nxitoi të publikonte këto foto.

Në shtator, çifti konfirmoi se ishte bërë me një djalë, duke e bërë Kulture Kiari Cephus, 3 vjeç, një motër të madhe. Offset është gjithashtu baba i tre fëmijëve të tjerë Jordan Cephus, 12 vjeç , Kalea Marie Cephus, 7 vjeç, dhe Kody Cephus, 7 vjeç, nga marrëdhëniet e mëparshme.

“Ne jemi shumë të lumtur që më në fund erdhi në jetë djali ynë,” thanë Cardi dhe Offset për E! News në një deklaratë të përbashkët. “Ne mezi presim ta prezantojmë me vëllezërit e motrat e tij të tjerë”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cardi B (@iamcardib)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al