10 Mars, 2022

Cardi B ndan me ndjekësit për herë të parë një foto me djalin e saj, por diçka e revoltoi: Duhet të vdes…


Cardi B ka vendosur të jetë hermetike rreth jetës së saj personale e sidomos për të birin që ende nuk është bërë 1-vjeç. Ajo nuk ka postuar foto të tijat duke dashur ta mbajë larg syrit të publikut. Megjithatë së fundmi e ka bërë një përjashtim të vogël pasi postoi në “Twitter” në foto të tijën.

Në fakt reperja fillimisht bëri një postim për dhimbjen e mishrave të dhëmbëve të fëmijës së saj 6-muajsh.

“Uh, do të doja të largoja dhimbjen e fëmijës tim të ëmbël. Ai është i trishtuar gjatë gjithë ditës“, shkruajti ajo. Një fanse shfrytëzoi rastin për të pyetur Cardin se pse ajo nuk ka postuar ende një foto të foshnjës së saj. Si kundërpërgjigje, nëna e dy fëmijëve postoi me shaka një foto ku mund të shikojmë vetëm një pjesë të djalit të saj.

Kjo është gjithçka që do të merrni,” shkroi ajo së bashku me një foto të zmadhuar të syrit të tij. Në një postim vijues Cardi B iu kundërpëgjigj edhe fansave që kërkonin ‘llogari’ se përse nuk e poston të birin.

“Si mund të mërziteni kur më pyetët për parë djalin tim dhe unë ju përgjigja?” shkruajti ajo. “Duket sikur nuk mund të bëj apo të them asgjë këto ditë pa irrituar njerëzit. Ndoshta duhet të fshij rrjetet e mia sociale ose thjesht të vdes.“

 

Cardi B dhe bashkëshorti i saj, reperi i famshëm Offset, u bënë prindër për herë të dytë në muajin shtator. Ata kanë mirëpritur në jetë një djalë, por ende nuk dihet emri i të voglit. Ata u bënë prindër për herë të dytë pak kohë pasi konfirmuan ribashkimin. Kujtojmë se dyshja janë prindër edhe të një vajze, Kulture Kiari Cephus, e cila erdhi në jetë në korrik të 2018-ës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al