9 Gusht, 2024

Cardi B tregon detajet mbi incidentin e frikshëm ku për pak humbi foshnjën e palindur: Kam pasur një aksident të tmerrshëm, mu desh të merrja morfinë…


Këngëtarja e njohur Cardi B ka rrëfyer detajet mbi incidentin e tëmerrshëm që përjetoi së fundmi. E shprehur për X Spaces, Cardi tregoi se rrëshqiti teksa po zbriste shkallët dhe si pasoje theu legenin.

Sipas këngëtares ajo dëgjoi një thyrje pasi ra e cila i shkaktoi asaj shok dhe e la të paaftë për të lëvizur.

“Po zbrisja shkallët dhe rrëshqita pak”, shpjegon këngëtarja. “U rrëzova, por po përpiqesha të parandaloja veten kështu që u mbajta në parmakët e shkallëve.”

Duke bërtitur për ndihmë Cardi tregon se u përpoq ti qetësonte dhimbjet e saj por ishte e kot.

Pasi shkoi në spital kngëtarja mësoi se kishte thyer legenin.

Sipas Cardi, ajo filloi të kishte kontraktime ccdo 2 minuta pwr gati 24 orw, përpara se të lirohej më në fund dhe të dërgohej në shtrat nw shtwpinw e saj . Ajo tashmë duhet të bëjë edhe fizioterapi.

“Kam pasur një aksident të tmerrshëm” tha ajo. “U paralizova për një moment. Mu desh të merrja aq shumë morfinë ultravenoze sa për pak u bëra e varur.”

Në një bisedë të kohëve të fundit të X Spaces, reperja tha se po shërohej nga një sprovë e frikshme, e cila e la atë për pak kohë të paralizuar dhe në prag të humbjes së fëmijës së saj të palindur.

Kujtojmë që Cardi B do të bëhët nënë për herë të trëtë. Ajo ka bërë të ditur se i ka kërkuar divorcin babait të fëmijës të palindur Offset, duke u shprehur se nuk i duhet mbështetja e tij për ta rritur beben e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al