Zoe Kravitz ka marrë vëmendjen e të gjithve me fotot e realizuara për revistën “Wonderland” së bashku me Robert Pattinson.
Aktorja dukej sensacionale teksa u zhvesh për një set të nxehtë në dhomën e gjumit ku dukej shumë e afërt me Robert. E mbështjellë vetëm me një çarçaf, Zoe dukej thjesht “wow” teksa përkëdhelte fytyrën 35-vjeçarit.
Fotot janë pëlqyer shumë nga fansat dhe kanë bërë xhiron e rrjetit.
Pavarësisht se në këto foto dukej me shumë vetëbesim dhe të jepte përshtypjen e një gruaje të fortë, Zoe i tha revistës se ajo nuk ka qenë gjithmonë aq e sigurt për veten e saj.
Zoe – e cila është vajza e Lenny Kravitz dhe Lisa Bonet – tha: “Jam rritur me prindër që njerëzit i njohën dhe duke qenë se keni jetuar në lagje kryesisht të bardha njerëzit donin të prekin flokët e tu apo dhe të vinin dhe të shihin se çfarë ishin duke veshur prindërit apo çfarë ishin duke bërë. Kurrë nuk jam ndjerë sikur jam përshtatur në shkollë.”
Megjithatë, ajo insistoi se përvoja e bëri atë më të fortë, duke vënë në dukje: “Unë mendoj se njerëzit që nuk përshtaten zakonisht janë përpara, në një farë mënyre, sepse ne nuk jemi të kapur pas asaj që mendojmë se duhet të jemi dhe çfarë është në trend tani.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al