Këngëtari pejan Gjesti, ndërsa ka nisur rrugëtimin e tij në formatin Big Brother Vip Albania pasi u eliminua nga ai i Kosovës, ka folur së fundmi rreth marrëdhënies së tij me Xhenetën, banoren me të cilën ai nisi një romancë atje brenda.
Artisti është shprehur se e ka dashur shumë por kjo dashuri e tij nuk është vlerësuar nga modelja e cila vazhdon të jetë banore në BBVK.
Gjatë një bisede me Egli Takon, këngëtari është shprehur se nuk është më në lidhje me Xhenetën dhe se ka përfunduar çdo gjë mes tyre.
“Atje brenda ka mbaruar çdo gjë, e di ajo shumë mirë,” rrëfeu ai.
“Thjesht kam qenë i lidhur me të. Kam pasur ndjenja për të, e kam dashur. Aq kohë sa kemi ndenjur s’kam mundur pa të. Jam lënduar për gjënë më të vogël. Jam prekur shumë”, u shpreh Gjesti ndërsa shtoi: “Shumë kam qenë i lënduar, se di si e kam mbajtur veten, plus mërzitja, plus gjëra tjera personale. Krejt më janë mbledhur. Si kam mundur të duroj”.
Nga ana tjetër, Xheneta e cila nuk është në dijeni për këtë rrugëtim të ri të Gjestit duket se po ja ndjen çdo ditë e më shumë këtij të fundit në shtëpi.
Ajo është parë të lotoj ndërsa ka dëgjon këngët e banorit si dhe shpesh e përmend atë para kamerave.
Gjatë një bisede me Sara Kolamin ajo është shprehur se çdo cep i shtëpisë i kujton Gjestin.
“Dje e kuptova, u mërzita shumë për Gjestin kur ja ndjeva zërin, po duket shtëpia shumë pa zhurmë pa zërin e tij. Edhe e di çfarë? Çdo cep i shtëpisë më kujton Gjestin,” tha ajo.
“Kur dj vuri këngët e tij, kam pasur në mendje reagimin e tij, mu mbushën 2 herë sytë me lot dhe nuk munda dot më.”
Kujtojmë që Gjesti u eleminua nga shtëpia e Big Brother pasi Leonard Gashi i nxorri në eleminim kokë më kokë me Drilonin.
Pas daljes nga BBV Kosova, ai u bë menjëhërë banor i Big Brother VIP Albania.
Ndërkohë kujtojmë që një afrimtet i cili po konsiderohet si romancë nga fansat është parë midis Gjestit dhe Egli Takos së fundmi. Dyshja shoqërojnë njëri-tjetrin në çdo cep të shtëpisë si edhe kanë shkëmbyer përqafime të ngrohta së bashku.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al