Soni Malaj përflitet prej disa kohësh se i ka dhënë fund romancës 6-vjeçare me të fejuarin e saj, Klevin.
Sipas disa mikeshave të këngëtares, Soni është në krizë me partnerin, me të cilin nisi bashkëjetesën një vit më parë në Tiranë.
Këtë vit, artistja mori pjesë sërish në “Kënga Magjike” me një baladë të titulluar “Versioni im”. Teksa po fliste për këtë projekt gjatë intervistës me Rudina Magjistarin, Malaj u pyet edhe për mënyrën se si Klevi e ka pritur atë.
Mirëpo, pavarësisht këmbënguljes së Rudinës për të marrë një përgjigje, Soni e shmangu atë.
Ajo jepte përgjigje në lidhje me familjen e saj, por jo për të fejuarin, duke bërë që të gjithë të aludojnë se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre pas plot 6 vitesh.
Këngëtarja u shpreh se nuk dëshironte të fliste për jetën e saj private, por vetëm për këngën e saj.
Soni dhe Klevi u përpoqën që ta mbanin të fshehtë lidhjen në fillimet e tyre. Fotot e para të çiftit të shkrepura nga paparazzi i “Panorama Plus”, ishin në sallën e “Universitetit të Arteve”, ku ndodheshin bashkë për të ndjekur aktorin Gazmend Paja në monodramën “Legjenda e Pianistit”.
Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur mes dyshes që çoi edhe në prishjen e planeve për të ardhmen, siç ishte krijimi i një familjeje të konsoliduar dhe tradicionale, siç vetë këngëtarja ka rrëfyer.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al