10 Shkurt, 2022

“Çdo gjë rrotullohet rreth tij”/ Olta Gixhari rrëfen ndryshimet që ka pësuar jeta e saj pasi u bë nënë! Ja cilat janë arsyet përse nuk shfaqet me bashkëshortin në publik


Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka folur së fundmi për ndryshimet në jetën ne saj pas ardhjes së djalit të cilin e kanë pagëzuar me emrin Amar. Gjithashtu bukuroshja ka zbuluar për herë të parë emrin e bashkëshortit dhe arsyet përse nuk e ka shfaqur asnjëherë në publik.E ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, Olta është shfaqur në një lidhje ‘Skype’, direkt nga shtëpia e saj në qytetin e Valencias të Spanjës.

E pyetur sesi po shkon jeta e saj si nënë e një djali, aktorja ka treguar se kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën e saj dhe se  ndihet ‘një grua e kompletuar’. Ajo shtoi se tashmë çdo gjë rrotullohet rreth Amarit.

“Zakonisht unë jam një njeri shumë solar që i shikoj gjërat shumë pozitivisht por realisht në këtë periudhë ndihem një femër një grua e realizuar për shkak të ardhjes në jetë të birit tim Amarit, çdo gjë është bërë më e kompletuar në jetën time dhe të partnerit tim natyrisht. Kanë ndryshuar shumë gjëra, e para kam ndryshuar unë pas ardhjes në jetë të Amarit, jeta ime ka ndryshuar. I kam thënë lamtumirë përgjithmonë lirisë time, këtu përfshihen netët e gjata pa gjumë. Natyrisht që tani kryefjala e shtëpisë tonë është Amari dhe çdo gjë rrotullohet rreth tij”.

Aktorja shpjegoi arsyet përse nuk është shfaqur kurrë në publik me partnerin e saj. Ajo u shpreh se nuk e ka pasur kurrë problem të dalë në publik me të por është ai i cili nuk ka dëshirë të shfaqet. Gjithashtu ajo zbuloi se emri i bashkëshortit të saj është Dori.

“Unë emrin mund ta them por nuk është se më kanë pyetur njeri se si e ka emrin partneri im por zakonisht më kanë pyetur përse nuk e tregon fytyrën e tij. Partneri im quhet Dori, ai nuk është person publik dhe nuk ka dëshirë të jetë person publik. Unë  e nxjerr në foto me gjithë qejf, nuk kam asnjë problem por ai nuk dëshiron, kam përshtypjen që sa t’i dalë turpi për pak kohë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al