Ndarja nga jeta e Aleksandër Lalos ishte një humbje e madhe për artin shqiptar. Së fundmi kompozitori ishte pjesë e jurisë në spektaklin e ri të moderuar nga Marina Vjollca e të transmetuar në Tv Klan, “C’est la vie”. Por ditën e hënë kur u njoftuar dhe vdekja e tij pas një arresti kardiak, në Tv Klan po transmetohej puntata e radhës e emisionit, i cili ishte xhiruar dy ditë më herët.
Pas humbjes së dhimbshme të tij, sigurisht që ngelet në pikëpyetje ‘’fati’’ i jurisë së emisionit. Duket se produksioni ka marr një vendim. Diell-online.al shkruan se produksioni ka vendosur që vendin e mjeshtër Aleksandër Lalos mos ta zërë askush. Ai do të mbetet bosh deri në përfundim të spektaklin, ndërkohë që në panelin e jurisë do jenë tre anëtarët e tjerë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al