8 Mars, 2022

“Çfarë dhuratë i ke bërë mamit?”/ Arbana Osmani i habit të gjithë me përgjigjen e saj


Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, iu ka dhënë mundësinë ndjekësve t’i bëjnë pyetje nga më të ndryshmet nëpërmjet një pyetësori në Instagramin e saj.

Arbana sot si shumë personazhe të tjerë ka festuar ditën e gruas ku gjatë pyetësorit iu është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me pushimet e saj në Maldive apo dhuratat për 8 mars.

Një ndjekës e ka pyetur se çfarë dhurate i ka bërë ajo mamasë së saj, ku prezantuesja është përgjigjur shumë thjeshtë : “Një beb tjetër”, duke lënë të kuptohet se dhurata për të ëmën e saj është se do të bëhët përsëri gjyshe.

Rikujtojmë se në finalen e “Big Brother VIP”, Arbana zbuloi se është në pritje të ëmbël. Ndonëse ajo vetë nuk ka zbuluar më shumë rreth shtatzënisë, burime pranë saj thonë se moderatorja është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe po pret një vajzë.

Sakaq, ajo ka zbuluar se “Big Brother VIP 2” do fillojë në fund të dhjetorit të këtij viti. Gjatë gjithë kësaj kohë Arbana do shijojë shtatzëninë duke mos sjellë asnjë projekt të ri. Para “Big Brother VIP” ajo moderonte “Dua të të bëj të lumtur”. Mirëpo, pas reality-showt Arbana ka vendosur të bëjë një pushim nga ky emision.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al