22 Prill, 2022

“Çfarë është kjo që ke bërë?” Tan Brama zbulon reagimin e bashkëshortes pas kërcimit sensual me Monika Lubonjën


“Po ta dija nuk do i lejoja të ftuarit të bënin foto e video”- u shpreh Monika Lubonja lidhur me bujën e madhe që bëri ditëlindja e saj në rrjetet sociale.

Por ajo që u bë nuk kthehet më dhe komentet rreth festës së saj të çmendur vijojnë ende. Një nga gjërat më të përfolura ishte kërcimi i saj sensual me koreografin dhe ish-banorin e “Big Brother VIP”, Tan Brama. Dyshja performoi një koreografi shumë hot në një karrige teksa videoja e këtij momenti është bërë virale kudo në rrjet.

Lidhur me këtë kërcim ka folur ditën e sotme Tani i cili tha se ishte diçka spontante që duhet ta kishin bërë që kur ishin në shtëpinë e famshme. Ai u shpreh se ka marrë komente pozitive përveç pak kritikave.

Por si ka reaguar bashkëshortja e tij? Tani tha se ajo e kishte parë videon në rrjetet sociale ndonëse ai nuk i kishte treguar. “Ç’është kjo që ke bërë?” e kishte pyetur partnerja atë i cili ishte munduar të kalonte situatën me qetësi dhe sportivitet.

Ishte Freestyle dhe nuk e kishim përgatitur. Po mendonim çfarë të bënim ndonjë gjë ndryshe. I kisha thënë dikur se nuk dinte të kërcente por aty më ndiqte shumë bukur. Duhet ta kishim bërë që në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Kur pashë karrigen dhe muzikën në sfond thashë ‘Do bëjmë këtë gjë’. Përveç pak komenteve negative, duket se e kanë pëlqyer njerëzit. Kurse gruaja më tha: “Ç’është kjo, ç’ke bërë? Kishe bërë super kërcim mbrëmë.” Unë nuk i kisha thënë gjë por e kishte parë. I thash: “Gjëra të thjeshta, duhej të kishte ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Po të ishte e fshehur, nuk do e bëja”, tregoi Tani i ftuar në “Breaking” në Top News.

Ndërsa i pyetur se pse munguan në ditëlindjen e Monikës, Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj, Brama u përgjigj:

“Donaldi duhej të ishte, po ka qenë në koncert. Iliri nuk besoj se do të vinte, është pak kokëfortë, i mban inatet. Do ishim kënaqur shumë, do kishim kërcyer bashkë”.

Vetë Monika tha se Ilirin nuk e kishte ftuar sepse ishte në Itali kurse për Donaldi tregoi se e dinte që do mungonte pasi ishte në koncert.

  • LEXO EDHE:  

          Monika Lubonja zbulon pse nuk e ftoi Sabianin në ditëlindjen dhe flet për mungesën e Donald Veshajt

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al