Leonora Jakupi njihet për bukurinë natyrale dhe pavarësisht se vitet kalojnë, duket sikur koha për këngëtaren ka ndaluar.
Së fundmi, artistja ndau në llogarinë e saj në Instagram disa imazhe, në të cilat shihej e veshur si një sulltaneshë.
Me flokë të lëshuar e me onde të mëdha, me aksesorë në kokë e në duar, ish-misi kishte nxjerrë në pah tiparet e bukura të fytyrës me anë të make up-it.
Mirëpo, disa ndjekës mendojnë se në këtë foto artistja duket më ndryshe se tek të tjerat, prandaj e kanë pyetur se çfarë i ka bërë fytyrës.
Leonora vendosi të tregonte “sekretin” e saj dhe të hidhte poshtë të gjitha aludimet se mund t’i ishte nënshtruar ndonjë ndërhyrjeje estetike.
“Për të gjithë ju që më keni pyetur se çfarë kam bërë… Domethënë ky është një trajtim rigjenerues i lëkurës me kolagjen detar”, shkroi Jakupi krahas një fotoje ku shihej me një maskë në fytyrë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al