1 Shkurt, 2018

Çfarë kishte në kutinë blu? Michelle Obama e zbulon më në fund dhuratën e Melania Trump


Në ditën kur Donald Trump mori zyrtarisht detyrën si Presidenti i SHBA-ve, gjatë ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë ku do të takohej me çiftin Obama, ra në sy dhurata që Melania Trump i la në duar Michelle.

Të gjithë u kurioziuan se çfarë përmbante ajo kuti në ngjyrë blu, dhe përse Michelle nuk e mbajti gjatë në dorë por ia dha dikujt.

Ka qenë vete Michelle e cila në një intervistë të dhënë për Ellen DeGeneres u ka dhënë fund këtyre pyetjeve.

“Mora dhuratë një kornizë nga Melania. Atë ditë ishte çdo gjë e parashikuar në protokoll dhe unë do t’i qëndroja korrekt çdo detaji. Në momentin që mora dhuratën, nuk dija si të veproja, sepse nuk supozohej të merrja një të tillë. A duhet të dilja me kutinë në foto, duhet t’ia lija dikujt ? këto e pyetje të tjera më vinin ndërmend deri në momentin që im shoq më “shpëtoi” ! Më mori dhuratën nga dora dhe ia dha dikujt brenda”, u shpreh ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al