13 Prill, 2022

Çfarë mendon Jennifer Garner për fejesën e Ben Affleck me Jennifer Lopez? Aktorja flet për romancën e ish-partnerit


Ka një tjetër Jennifer që është po aq e lumtur për Bennifer (2.0) sa Jennifer Lopez.

Vetëm pak ditë pasi Jennifer Lopez njoftoi fejesën e saj me Ben Affleck (pothuajse 20 vjet pasi u ndanë), një burim i afërt me ish-bashkëshorten e Ben, Jennifer Garner, ka treguar ekskluzivisht për E! News se aktorja – e cila ka tre fëmijë me Ben: Violet, Seraphina dhe Samuel – është e kënaqur me lajmin e ëmbël.

“Ben i tha Jen dhe fëmijëve, kështu që ata e dinin për këtë. Jen është e lumtur për Benin. Dhe e di se J. Lo ka pasur një ndikim pozitiv në disa mënyra.”- ka thënë burimi.

Bëri xhiron e rrjetit lajmi se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u fejuan për herë të dytë. Aktorja e bëri të ditur lajmin në buletinin e saj OntheJLo javën që lamë pas, duke treguar edhe unazën.

Jennifer ka zbuluar se ishte duke bërë një banjë me flluska kur Ben i propozoi për martesë duke e konsideruar atë “momentin më romantik që mund të kishte imagjinuar.” 52-vjeçarja tha se po qante kur Affleck i kërkoi asaj të martohej me të dhe se thjeshtësia e gjithë kësaj e bëri atë shumë më romantike.

Fejesa e dytë për Bennifer 2.0 vjen pothuajse dy dekada pasi dyshja u fejuan për herë të parë në 2002, për tu ndarë në 2004. Pas ndarjes, ish-çifti mbetën miq, teksa Ben që u martua me Garnerin (të dy u divorcuan në 2018), ndërsa J. Lo priti në jetë binjakët Emme dhe Max me ish-bashkëshortin Marc Anthony (dyshja u nda në 2014).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al