25 Korrik, 2022

“Çfarë mendon për ish të dashurat e Shpatit?”- Bashkëshortja e këngëtarit habit me përgjigjen: I kam parë nga televizori, ato që njoh unë janë…


Shpat Kasapi është prej vitesh tashmë një personazh i njohur dhe i përfolur në media, jo vetëm për punën e tij por edhe për jetën personale. Megjithëse tashmë ai është i martuar me partneren e tij Selvije Jaho, dhe ka një djalë me të, disa fansa vijojnë të kujtojnë historitë e tij të mëparshme të dashurisë.

27-vjeçarja zhvilloi një intervistë virutale me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”, ku iu është përgjigjur pyetjeve të bëra nga fansat. Një ndjekës e pyeti bashkëshorten e Shpatit se çfarë mendimi ka për ish të dashurat e tij.

Selvije Jaho nuk ka hezituar t’i përgjgjet kësaj pyetjeje duke shprehur se ashtu si publiku, edhe ajo i ka parë ish të dashurat e këngëtarit nga televizori dhe media. Ajo shton se i respekton të gjitha femrat që ai ka pasur në jetën e tij dhe se çdo impakt që ata kanë lënë tek ai e kanë “formësuar në jetë.”

“Ishat?? Pse aq shumë ka pasur. Ato që unë njoh janë yje. Ashtu si ju dhe unë lidhjet që ka pasur Shpati i kam parë nga televizori. Nuk kam qenë pjesë e të kaluarës së tij dhe nuk më takon mua të flas ose të mendoj diçka për ish-at e tij. Respektoj çdo femër që ka qenë në jetën e Shpatit. Çdo zgjedhje të tij e respektoj sepse një prej tyre jam dhe vetë. Çdo kush ka lënë impakt të mirë dhe të keq tek Shpati që e kanë formuar në jetë. Mua s’më takon të flas asgjë vetëm të respektoj dhe flas fjalët më të mira për një femër”– shkruan Selvija në Instastory.

 

Një nga lidhjet më të përfolura të Shpat Kasapit ka qenë ajo me këngëtaren Afërdita Dreshaj. Ata një ndër çiftet më simpatikë të shoëbizit shqiptar, por lidhja e tyre përfundoi për shkak të një personit të tretë, siç u raportua asokohe.

Por tashmë, shumë vite pas ndarjes, Shpat Kasapi e ka hedhur pas krahëve të shkuarën me modelen, Afërdita Dreshaj dhe po shijon momentet më të bukura të dashurisë me partneren e tij. Këngëtari është shumë i dashuruar me Selvijen, e cila është pronare e një salloni bukurie VIP në Maqedoni, dhe këtë e tregoi me postimet e tij në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al