Në ditët e nxehta të verës frutat duke se janë zgjidhja e përkryer për të përballuar vapën e madhe. Të pasura me ujë frutat janë të pazëvendësueshme për një organizëm të shëndetshëm. Në veçanti shalqini pasi përbëhet nga 92% ujë dhe njësoj si kastraveci konsiderohet një ndër më hidratuesit për trupin.
Gjithsesi konsumimi i tepërt i këtij fruti mund të kthehet në një problem të vërtetë me efkete të bezdisshme anësore.
Shkakton diarre
Duke qenë se është një burim i madh uji dhe fibrash mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe stomakun. Ndaj konsumimi i tepërt i tij mund të shkaktojë diare, gazra dhe probleme me stomakun.
Ngre sheqerin në gjak
Shalqini është ndër frutat e pakta që nuk rekomandohet për diabetikët pasi ngre nivelet e sheqerit në gjak. Megjithëse është një frut plot vitamina dhe i shëndetshëm duhet bërë kujdes me konsumimin e tij në përditshmëri.
Dëmton mëlçinë
Për personat që konsumojnë sasi të mëdha alkooli shalqini është një frut që nuk rekomandohet.
Hidtratim i tepërt i trupit
Megjithëse hidtraimi njihet si nga armët më të forta për organizëm të shëndetshëm edhe mbi hidratimi i tij mund të jetë problem. Shalqini duke qenë i pasur me ujë përshpejton procesin e tretjes dhe nxjerrjes jashtë të toksinave. Nëse ju merrni më shumë ujë nga sa trupi ka nevojë shumë minerale dhe vitamina mund të dalin jashtë duke e lënë trupin pa energji. Kjo mund të shkaktojë këmbë të fryra, lodhje, probleme me veshkat dhe sasi të ulëta të kripës në trup.
Probleme kardiovaskulare
Shalqini është një burim i mirë kaliumi që është një nutrient shumë i rëndësishëm për trupin. Gjithsesi konsumimi më shumë nga sa duhet i kësaj vitamine mund të shkaktojë probleme kardiovaskulare siç janë rrahjet e çrregullta të zemrës, puls të dobët ose të lartë. Ndaj mundohuni të mos konsumoni sasi të mëdha të këtij frui çdo ditë në mënyrë që të mbani problemet larg/PSIKOLOGJIA