2 Maj, 2022

Çfarë ndodhi? Alban Skënderaj kërkon falje publike për postimet e Miriam Canit në rrjetet sociale


Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një ndër çiftet më të dashura dhe të komentuara në vendin tonë, të cilët janë aktivë edhe në rrjetet sociale.

Por, me sa duket këngëtarja e njohur ka rënë pre e hackera-ve, të cilët i kanë vjedhur llogarinë e saj personale në rrjetin social Facebook, duke bërë postime të shpeshta.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, këngëtari Alban Skenderaj, i cili përmes një statusi në Facebook shkruan se po punohet që faqja t’i rikthehet Miriam Canit.

“Të dashur miq, dua t’ju bëjmë me dije që faqja zyrtare e Facebook-ut të Miriamit prej disa ditësh tashmë është marrë nga disa “hackers” në mënyrë të paligjshme. Ju kërkojmë ndjesë për postimet e shpeshta dhe pa asnjë lidhje me Miriamin. Jemi duke punuar që shumë shpejt faqja t’i rikthehet Miriamit. Faleminderit për durimin dhe mirëkuptimin”, shkruan Alban Skënderaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al