12 Mars, 2022

Çfarë ndodhi? Cardi B heq dorë krejt papritur nga roli si aktore në filmin “Assisted Living”


Disa javë më parë, Cardi B njoftoi të gjithë fansat e saj se së shpejti do ta shihnim si aktore në filmin “Paramount Players’.

Por, sipas një burimi mësohet se këngëtarja tashmë ka hequr dorë nga ky rol, një javë pasi ai të fillonte prodhimin.

Cardi do të lunate rolin e një vajze e cila gabimisht akuzohet për kryerjen e një krimi dhe kështu detyrohet të fshihet në shtëpinë e të moshuarve të gjyshes së saj.

Ajo ka zgjedhur që të largohej nga ky rol për shkak të zgjatjes së tepërt të xhirimeve, dhe kasti bashkë me ekipin e aktorëve janë të informuar rreth këtij ndryshimi.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Cardi do të shfaqej në rolin e një aktoreje, pasi për herë të parë ajo bëri debutimin e saj në filmin“Hustlers” së bashku me emra të tjerë të industrisë së muzikës si:Jennifer Lopez, Costance Wu, Kke Palmer, etj.

Vitin e kaluar, Cardi B u shfaq edhe në “Fast and Furious” si Leysa në “F9”, filmi i pestë me fitimet më të larta të vitit 2021.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al