11 Prill, 2022

Çfarë ndodhi këtë herë/ Alban Ramosaj nuk e kursen ironinë për Borën dhe Donaldin


 

Alban Ramosaj është kritikuar ditët e fundit në rrjetet sociale për udhëtimet e tij luksoze. Por përgjigja e këngëtarit nuk ka qenë thjesht një përgjigje për të qetësuar ‘gojët e liga’. Albani ka shkuar më tej në përgjigje, duke mos i kursyer kujat për Donaldin dhe Borën.

“T’kisha aq lekë unë do të blija dy shtëpi në Kosovë e dy në Tiranë, e 1m folloëers e pushime në Vjenë, ç’flet ti”, e pra fjalët janë zgjedhur për të goditur aty ku duhet. Për të gjithë ata që e kanë ndjekur ‘telenovelën’, Bora-Donald-Beatrix, e kuptojnë se çfarë ka dashur të thotë vëllai i këngëtares në këtë përgjigje.

Kujtojmë se Bora Zemani ka mbi 1 milion ndjekës në rrjetet sociale, si dhe ditë më parë ishte në Vjenë, ku u tha se ishte takuar fshehurazi me ish-të dashurin e saj Donaldin. Nga ana tjetër 4 shtëpitë që Albani përmend janë ato që Donaldi premtoi se do të ndërtonte me paratë e tij, menjëherë pas përfundimit të Big Brother.

Dhe pikërisht këto shtëpi do të ishin dy në Shqipëri dhe dy në Kosovë, si Albani përmend në komentin e tij ironizues. E duket se me këto pak fjalë që vëllai i Beatrix tha, ka lënë të kuptojë shumë mbi mendimin që ka për ish partnerin e së motrës, por edhe për moderatoren, që deir pak kohë më parë kishin një marrëdhënie të mirë mes tyre.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al