18 Shkurt, 2024

Çfarë ndodhi? Lediona “shpërthen” keq ndaj Eglës: Je personi më hipokrit këtu


Aktorja Egla Ceno ditët e fundit është shndërruar në një ndër konkurrentët me të komentuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për shkak të debateve dhe lojës në këtë shtëpi.

Së fundmi ajo theu një ndër rregullat kyç të shtëpisë, duke fikur mikrofonin për disa herë radhazi, gjë që solli dënimin e të gjithë banorëve nga Vëllai i Madh, duke u kufizuar ujin dhe ndërprerë ngrohjen në shtëpi, gjë që solli në agravimin e situatës në shtëpi.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme gjatë primet, ka shpjeguar situtuatën e krijuar në shtëpi duke fajësuar banorët, ndërsa Ledjona iu kthye duke thënë që Egla është personi më hipokrit në këtë shtëpi.

“Mua më është bërë një gjyq. Unë i kërkova falje. Jam ulur me disa prej tyre për t’i shpjeguar se çfarë ndodhi. Kam folur edhe me Julin, nuk e bëra kastile. Para shëndetit nuk vendos gjë. Unë nuk e mendova që do kaloja natën në një shtresë në kashtë. Unë u tërhoqa nga kafshët… Ledjona është duke i rënë një gozhde shumë të ulët. Miss Londra gjithashtu ka dashur të konfliktoheshim… Meritoni ka shpërfaqur një fytyrë që nuk e dija. Më ka trembur me prezencën e tij në shtëpi.”– tha Egla.

“Nëse ka një person që ofendon nga mëngjesi në darkë është Egla. Nuk mban përgjegjësi për asgjë që bën e që thotë. Egla më ka prekur dhe me duar dhe e kam toleruar, nuk kam reaguar. Banorëve duhet t’i kërkojë falje të gjithëve, jo vetëm atyre që u intereson. Kemi ndenjur pa ujë prej saj. Personi më hipokrit këtu je ti Egla.”- reagoi Lediona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al