Moderatori i njohur Meriton Mjekiqi gazetarja dhe Ilnisa Agolli kanë nisur një romancë brenda shtëpisë së BBV, megjithëse kanë vetëm dy javë që njihen.
Diferenca 11 vite në moshë, nuk i ka penguar dyshen që të puthen dhe të përqafohen me njëri-tjetrin, ndërsa nuk kanë munguar as prekjet poshtë çarçafit në shtëpi.
Mirëpo ditët e fundit Ilnisa është bërë xheloze për banoren Rike Roçin, pas kërcimit që banori bëri me të.
Së fundmi Meritoni u shpreh i gatshëm për ti bërë masazh Rikes, ndërsa ajo e ngacmoi atë duke thënë “Jo se të qan nusja”.
Gjithashtu banorja e pyeti moderatorin a do ta ftojë në dasmë kur të martohet, por i kërkoi që mos ta helmojë pasi do të veshet me rroba të zeza, ndërsa konkurenti tha po.
Pjesë nga biseda:
Rikja: Kam nevojë për një mesazh se më dhemb gjithë trupi
Meritoni: A do ta bëj?
Rikja: Jo se qan nusja. Do të më ftosh në dasmë? Aman mos më helmoni. Të paktën mos më helmoni.
Meritoni: O shpirti im. Vetë dasma je ti.
Rikja: Do të vi e veshur me të zeza.
Meritoni: Ti je vetë dasma, në atë moment që do të martohem unë. Ke për të ardhur aty.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al