15 Mars, 2022

Çfarë ndodhi në “backstage” me Malumën, takime dhe përqafime me vajzat e Tiranës


Ndonëse qëndroi në Tiranë vetëm pak orë, Maluma duket se e shijoj shumë këtë eksperiencë. Kjo ishte hera e parë që ai mbajti një koncert në vendin tonë por me siguri jo e fundit.

Thuhet se në koncert kanë marrë pjesë rreth 11 mijë persona teksa biletat u shitën të gjithë disa orë para koncertit. Por prej tyre shumë pak persona patën mundësin ta takonin “Papi Juanchon”, siç e quan veten shpesh Maluma.

Bëhet fjalë për fansat e tij më të çmendur që kanë blerë biletat një mijë dollarëshë në mënyrë që ta takonin atë pas koncertit. Me të mbaruar performancën ylli kolumbian ka shkuar pranë tyre dhe madje ka postuar edhe një video në Instastory.

“Në Tiranë, Shqipëri. Përshëndetje! Ju dua!”- thotë ai teksa shfaqet krah disa vajzave shumë simpatike. Ato duken shumë entuziaste dhe të lumtur, siç do ndihej ido kush po të takonte idhullin apo artistij e vet të preferuar.  Takimi i tyre ka zgjatur 10 minuta dhe menjëherë më pas Maluma ka lënë vendin tonë duke marrë avionin për në koncertin e radhës, në Londër.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

“Vajzat në Shqipëri janë shumë të bukura”-tha ai në një moment teksa ndodhej në skenë teksa më pas u shpreh: “Unë do të vij sa herë ju të doni”, duke lënë të hapur mundësinë për tu rikthyer sërish për një koncert në vendin tonë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al