Reperja e njohur Cardi B duket se ka vendosur të largohet nga rrjetet e saj sociale. Gjatë natës të ceremonisë ‘Grammy ’artistja çaktivizoi llogarinë e saj në ‘Twitter’ dhe së fundmi ka bërë të njëjtën gjë me profilin e saj në Instagram.
Këngëtarja e hitit “Bodak Yellow” nuk dha asnjë informacion mbi vendimin e saj. Gjatë ceremonisë së Grammy, reperja pati një diskutim të fortë me një numër ndjekësish të saj në Twitter, të cilët ishin të zhgënjyer që idhulli i tyre zgjodhi të mos merrte pjesë në shfaqjen e çmimeve, pavarësisht se u nominua për performancën më të mirë rep për këngën e saj të vitit 2021 “Up”.
“Unë nuk do të shkoj në ‘Grammy’ nëse nuk kam një këngë të re për të interpretuar ose albumi im nuk do të dalë … Vitin e ardhshëm,” shkroi ajo në Twitter.
Megjithatë, mesa duket Cardi është mërzitur shumë pasi fansat refuzuan të pranonin arsyetimin e saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al