Para pak kohësh u mësua se ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha, do të jetë pjesë e emisionit sportiv “Top Arena”.
Mbrëmjen e djeshme, Antonela kishte përgatitur disa pyetje shumë pikante për ish-arbitrin e njohur, Lorenc Jemini.
“Nuk të kam parë asnjëherë me kostumin e njëjtë. I ndërron kostumet ashtu siç i ndërron edhe mbathjet?”,- Ishte pyetja e parë nga Berisha.
Ndërkohë, Jemini u përgjigj duke qeshur: “Jo, kostumet i ndërroj më shpesh”.
Mirëpo, pyetjet e sikletshme të Antonelës nuk mbaruan me kaq. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” zgjodhi t’i drejtonte një tjetër edhe më personale.
“Çfarë ngjyre i ke mbathjet?”,- i pëshpëriti në vesh ajo.
“I kam me lule. Zakonisht i përdor të zeza”,- u përgjigj pa nguruar ish-arbitri.
Një pyetje tjetër ishte nëse atij i pëlqen më shumë tenisi apo biçikleta dhe mes të dyjave ai zgjodhi të parën.
“Kur do luajmë bashkë?”,- tha Antonela më pas.
Lorenci tha: “Kur të duash. Varet çfarë di ti të luash, tenis apo biçikletë?”
Antonela zgjodhi që ta vinte edhe më shumë në siklet, duke i dhënë një përgjigje të papritur: “Asnjërën, do e gjej unë një lojë që ta luajmë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al