Vetëm pesë muaj pasi lëndoi këmbën në Londër, ish-Sekretarja amerikane e Shtetit dhe ish-kandidatja për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, ka rrëshqitur sërish teksa po zbriste disa shkallë gjatë qëndrimit të saj në Indi.
Kamerat u fokusuan në Mandu të Indisë, gjatë së hënës, kur 70-vjeçarja ishte duke zbritur disa shkallë të gurta në pallatin “Jahaj Maha”, e rrëshqiti jo një herë, por dy herë radhazi.
Por ajo pati fatin e mirë që ndihmësit e tij shoqërues e kapën përkrahu dhe nuk e lejuan të rrëzohej.
Siç shihet edhe në video, pas rrëshqitjes së dytë, Clintoni hoqi sandalet e saj dhe vijoi pjesën tjetër të shkallëve pa incidente të mëtejshme. Ndihmësja kryesore, Huma Abedin ishte duke ecur pas Clintonit në atë moment.
“Daily Mail” shkruan se Hillary ndodhet në Indi për të folur dhe promovuar librin e saj “What Happened” (Çfarë ndodhi), ku shpjegon arsyet e humbjes së saj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Clinton fajësoi votuesit që nuk dëshirojnë që njerëzit me ngjyrë të kenë të drejta të njëjta me të tjerët, apo që gratë të punësohen, siç dëgjohet në videon e publikuar të fjalimit të saj gjatë së dielës.
Ndërkohë rrëshqitjet në Indi janë të fundit në një seri të gjatë incidentesh me rrëzime, disa të rënda e disa më të lehta, gjë që nxitën kundërshtarët e saj politikë të spekulonin mbi neglizhimin e problemeve shëndetësore të mundshme të saj.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al