Romanca e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka pasur shumë ulje-ngritje gjatë këtyre dy viteve që dyshja ka qenë bashkë.
Pasi u ndanë, ata u ribashkuan dhe e pranuan publikisht se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Mirëpo, “Prive” ka mësuar se çifti po kalon një krizë dhe raportet mes tyre nuk janë të mira.
Ata nuk ndiqen më në rrjete sociale, ku publikonin herë pas here imazhe në krahët e njëri-tjetrit. Megjithatë, Bora ende e ndjek vëllain binjak të Donaldit, Romeo Veshajn.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj krize në lidhjen e dyshes.
Para pak javësh, Bora publikoi në Instagram-in e saj disa imazhe ku shihej krah Donaldit teksa darkonin.
Pak ditë më parë, ish-partneri i moderatores, Vin Veli, tregoi se mes tyre kishte një marrëdhënie shumë të mirë. Ata takohen shpesh për shkak të djalit të tyre 6-vjeçar, Arborit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al