17 Shkurt, 2023

Çfarë po ndodh mes tyre? Kiara injoron keq Luizin, këngëtari reagon i habitur: Kaq i padukshëm të dukem


Duket se marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës nuk po shkon shumë mirë përgjatë këtyre ditëve të fundit. Çifti kanë debatuar disa herë me njëri-tjetrin gjë që ka sjellë dhe hatërmbetje nga ana e moderatores.

Që prej mbrëmjes së djeshme Kiara ka qëndruar e distancuar ndaj Luizit, i cili i ka kërkuar të ketë besim tek ai.

Gjatë mëngjesit të sotëm moderatorja është treguar indiferente ndaj këngëtarit duke u sjellë sikur nuk ndodhet nëpër shtëpi. Teksa Luizi po qëndronte në tualet me Valbonën ajo ka kaluar pa i folur.

Ky veprim i saj e ka habitur Luizin i cili u shpreh:

“Kaq i padukshëm të dukem që as mirëmëngjes nuk thua? Ç’pati kjo?”- ndërsa Kiara nuk reagoi aspak dhe u largua.

 

Kujtojmë se mbrëmë Luizi i kërkoi Kiarës që të mos e ndërpresë ndërkohë që ai bisedon apo përfshihet në çështje të ndryshme brenda shtëpisë.

“Mos ndërhyj më kur jam duke folur. Qoftë për idetë që kam, qoftë sa zgjat. Më lër të flas. Kaq,”-është shprehur Luizi.

Nga ana tjetër Kiarës duket se nuk i ka pëlqyer ky reagim i Luizit duke i kthyer vetëm: “Okay, mirupafshim.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al