Jasmina Kadriu dhe Andi Artani i mërzitën të gjithë fansat e tyre me tërheqjen e deklaratës për njëri-tjetrin.
Dyshja, që pritej të dilte çift nga “Për’puthen”, vendosën të mos takoheshin më bashkë, sepse sipas Andit, Jasmina ishte shumë xheloze, ndërkohë konkurrentja u shpreh për djalin nga Kosova se nuk e mirëkuptonte në asgjë.
Mirëpo, sikur kjo të mos mjaftonte, Kadriu ka hequr nga bio i saj në Instagram llogarinë e Instagramit të “Për’puthen”, si dhe ka fshirë nga ndjekësit Andin.
Veprimet e konkurrentes kanë bërë që fansat të mendojnë se ajo mund të jetë larguar nga programi, duke hequr dorë edhe nga djemtë e tjerë.
Gjatë puntatave të kaluara, Jasmin tregoi se ishte shumë xheloze për faktin se Andi kishte marrë pjesë në një videoklip e pas kësaj, i kishte komentuar këngëtares “sheqer”.
Nga ana tjetër, Andi u shpreh se nuk ka lënë gjë pa bërë për t’i fituar besimin Kadriut, por ajo kapet edhe me gjënë më të vogël.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al