20 Qershor, 2022

“Çfarë thotë gjyshja për fotot me barkun jashtë?” Dojna Mema i përgjigjet ndjekësit


Në muajt e fundit të shtatzënisë, moderatorja Dojna Mema është shumë aktive në Instagram dhe nuk heziton të ndajë me ndjekësit detaje për pritjen e ëmbël.

Moderatorja ka realizuar me ndjekësit një intervistë virtuale në Instastory, ku iu ka kërkuar të ndihen të lirë të pyesin për çdo gjë. Një prej tyre ka pyetur bukuroshen se si reagon gjyshja e saj, e cila është shumë e njohur për publikon nga video-t ‘funny’ që prezantuesja poston me të, kur poston foto duke treguar barkun e saj.

“Nuk është supersticioze dhe i duket gjëja më e bukur në botë. Çdo grua e jeton shtatzëninë si dëshiron dhe nuk ka formulë për sa shumë e nxjerr apo nuk e nxjerr barkun.” – i është përgjigjur Dojna.

Dojna dhe partneri i saj Vlashent Sata do bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Që pasi ndau me ndjekësit lajmin ajo nuk ka ngurruar të tregojë detaje me ta për pritjen e ëmbël.

Ndërkohë, disa javë më parë çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në një celebrim tepër të thjeshtë dhe privat. Teksa kanë treguar se po mendojnë të bëjnë së shpejti një festë në natyrë, pas lindjes së fëmijës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al