Ata i kishin ofruar tashmë të dilte në skenën e Ariston, por ajo kishte refuzuar. Më në fund këtë vit Chiara Ferragni tha po: do prezantojë krah Amadeus në Festivalin e Sanremos (7-11 shkurt 2023), në mbrëmjen e hapjes dhe të mbylljes së Festivalit. Sipërmarrësja dhe influencuesja që takoi Senatoren Liliana Segre disa ditë më parë ka qenë njeriu i ditës në vendin fqinj.
Amadeus lajmëroi në Tg 1 se Chiara do ngjitet me të në skenë vitin e ardhshëm si moderatore. “Jemi vetëm në qershor, italianët ëndërrojnë plazhe me diell. Sanremo është në shkurt, por falë Rai, CEO Carlo Fuortes dhe drejtorit Stefano Coletta, mora mandatin tim në mars dhe fillova të punoj për festivalin: rregullorja tashmë është krijuar dhe publikuar, po filloj të dëgjoj këngët e të rinjve dhe të mëdhenjve dhe sonte fillon binjakëzimi mes Sanremos dhe Tg 1”. -tha ai teksa më pas zbuloi se Chiara do jetë prezantuesja kryesore mes disa prezantusesh të tjera.
Ndërkohë, Ferragni e falënderoi në një postim në Instagram: “Faleminderit Amadeus që më deshe pranë teje për të hapur dhe mbyllur Sanremo 2023”.- shkroi ajo teksa publikoi një foto krah tij.
View this post on Instagram
E lindur në Kremones, 35 vjeç, me mbi 27 milionë ndjekës në Instagram, biondja që ndërtoi famën me selfie, iniciativa, postime, fragmente të jetës personale, nuk humbi asnjë mundësi. Dhe ja, pra, që edicioni i 73-të i Sanremos, i planifikuar nga data 7 deri më 11 shkurt, do të ketë si protagoniste kryesore Ferragnin. Bashkëshorti i saj Fedez, i cili përfundoi i dyti në Sanremo në 2021 së bashku me Francesca Michielin, e uroi në rrjetet sociale duke ndarë një video me të.
Chiara është shprehur shumë e entuziazmuar dhe e lumtur nga kjo gjë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al