Chiara Ferragni është një nga blogeret më të njohura në botë, por kjo nuk do të thotë që të editojë foto siç bëjnë pjesa më e madhe e të famshmëve. Përkundrazi, italiania njihet për ndarjen e jetës së saj pa filtra me 27 milionë ndjekësit e saj në Instagram dhe miliona të tjerë në rrjetet e tjera sociale.
Edhe pse është kaq e njohur dhe e famshme edhe ajo ka ditë të këqija me lëkurën e saj. Blogerja ka folur gjerë e gjatë për aknet që ka aktualisht në zonën e mjekrës, pa tentuar t’i mbulojë.
Chiara ka ndarë disa foto ku fokuson zonën e mjekrës teksa shkruan se problemet me lëkurën kanë qenë një nga komplekset e saj më të mëdha. Më tej tregon se kura hormonale dhe jeta e qetë ia ka përmirësuar shumë lëkurën vitet e fundit.
Por ka edhe ditë si këto, kur pas operacionit serioz të bashkëshortit të saj, Fedez, stresi ka bërë të vetën në fytyrën e blogeres.
“Për pjesën më të madhe të jetës sime adoleshente/të rritur, pasiguria ime më e madhe fizike ka qenë lëkura ime: gjithmonë kam pasur akne dhe të tregoja lëkurën time kur ishte në gjendje të keqe ishte shumë e vështirë për mua.
Në 6 vitet e fundit lëkura ime ka ndryshuar dhe është bërë shumë më mirë: ajo që më ndihmoi vërtet ishte të balancoja hormonet e mia me inositol (plotësisht natyral), të bëja një jetë më të lumtur dhe të mos mendoja shumë rreth saj. Herë pas here kam probleme, por është plotësisht në rregull dhe jam pajtuar me këtë gjë.
Ditën që dolëm përfundimisht nga spitali, pata një skuqje shumë të keqe në pjesën e djathtë të mjekrës sime: fajësoj hormonet e mia + niveli i stresit padyshim super i lartë. Mund të kisha shmangur dhe mos ta tregoja këtë, por më pas po mendoja.. Pse të mos flas për të? Ne duhet të normalizojmë gjithashtu ditët e këqija të lëkurës dhe të mos kemi presionin për t’u ndjerë ndonjëherë perfekt.”-shkruan ajo.
View this post on Instagram
Muajit e fundit nuk kanë qenë të lehtë për familjen e Chairës, pasi Fedez u diagnostikua me një tumor të rrallë në pankreas dhe iu nënshtrua një operacioni të gjatë. Ai qëndroi për disa ditë në spital dhe blogerja ishte në çdo moment pranë tij. “Periudha më e vështirë e jetës sime”-kështu e përshkroi ajo këtë moment që tashmë ka marrë fund pasi një javë më parë reperi italian doli nga spitali dhe tanimë gëzon shëndet të plotë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al