13 Maj, 2022

Chris Rock flet për shuplakën e Will Smith: Kush thotë se fjalët të lëndojnë nuk ka provuar…


Ndonëse nuk ka folur asnjëherë drejtpërdrejt rreth incidentit të bujshëm në “Oscars” Chris Rock nuk i kursen batutat e herë pas hershme për shuplakën e Will Smith. “Njerëzit që thonë se “fjalët të lëndojnë” nuk janë goditur kurrë me shuplakë në fytyrë”- tha ai.

Në mars, Will Smith e goditi Rock-un me shuplakë në fytyrë në ‘Academy Awards’ pasi komediani u tall me gruan e tij, Jada Pinkett Smith, dhe me flokët e saj. Pinkett Smith ka folur më parë në lidhje me alopecinë e saj, e cila është një sëmundje autoimune që shkakton rënie të flokëve.

Unë jam mirë nëse dikush po pyeste,” -tha Rock në fillim të shfaqjes së tij në ‘Royal Albert Hall’ në Londër të enjten. “Mu rikthye pjesa më e madhe e dëgjimit”, shtoi ai.

Në një deklaratë për ‘The Times’, Rock vuri në dukje se ai nuk do të bënte shaka për shuplakën gjatë shfaqjes së tij të fundit, “Ego Death”. Sidoqoftë, ai la të kuptohet se mund të fliste për këtë në një platformë transmetimi. “Njerëzit presin që unë të flas për b——-. Nuk do të flas për këtë tani. Do ta shikoni dalëngadalë në Netflix.”- tha ai. Më pas, Rock shtoi me humor: “Kushdo që thotë ‘fjalët lëndojnë’ nuk është goditur kurrë me shuplakë në fytyrë”.

Rock pranoi në një tjetër shfaqje humori se nuk do ta përmendte shuplakën derisa të “paguhej”. Por javën e kaluar, humoristi përfundoi duke bërë shaka për shuplakën e famshme. Kur Dave Chappelle u sulmua në skenë gjatë një shfaqjeje në ‘Hollywood Bowl’ javën e kaluar, Rock ironizoi: “A ishte Will Smith?” ‘The Hollywood Reporter’ raportoi gjithashtu se më vonë atë javë, Rock iu bashkua Chappelle në skenë në ‘The Comedy Store’ në Los Angeles dhe gjithashtu bëri shaka duke thënë se ai ishte “i goditur nga nigga(zezaku) më i butë që ka repuar ndonjëherë”.

 

Edhe vëllai i Rock-ut, Toni dhe nëna e tij kanë folur publikisht përkëtë incident. Në një intervistë me Billie Jean Shaw në ‘WIS South Carolina’, nëna e tij tha se ishte në shtëpi duke parë Oscars me miliona shikues të tjerë kur ndodhi skena.

“Mendova se ishte e inskenuar në fillim derisa ai filloi me fyerjet,” i tha ajo Rock Shaw. “Kur Will goditi Chris, ai na goditi të gjithëve, ai më goditi edhe mua. Sepse kur lëndon fëmijën tim, më lëndon mua .”

Pas incidentit në Oscar, Smith i kërkoi falje Rock-ut në Instagramin e tij, dhe gjithashtu u pezullua për 10 vite nga “Oscars”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al