25 Mars, 2021

Chrissy Teigen merr vendimin e papritur për “Twitter”! Ja çfarë fshihet pas tij


Chrissy Teigen ka fshirë llogarinë e saj në “Twitter”.

chrissy teigen (3)

Me anë të një mesazhi në këtë aplikacion, modelja i tha lamtumirë 14 milionë ndjekësve të saj.

Nuk më shërben më aq pozitivisht sa më shërben negativisht, dhe mendoj se kjo është koha e duhur për të ndryshuar diçka,” shkruante Chrissy.

chrissy teigen (5)

Hej. Për më shumë se 10 vjet, ju miq keni qenë bota ime,” shkroi ajo.

Sinqerisht i detyrohem kaq shumë kësaj bote që kemi krijuar këtu. Unë me të vërtetë i konsideroj shumë prej jush miqtë e mi të vërtetë. Por është koha që unë të them lamtumirë”.

chrissy teigen (2)

Teigen tha se ajo ishte “mpirë” nga koha e saj në internet dhe nuk kishte mësuar se si të “bllokonte negativitetin”.

chrissy teigen (3)

Dëshira ime për t’u pëlqyer dhe frika e mërzitjes së njerëzve më ka bërë një person për të cilin ju nuk u regjistruat në fillim“, vazhdoi bashkëshortja e këngëtarit të njohur, John Legend.

chrissy teigen (4)

Teigen nuk bëri ndonjë njoftim se do të fshinte edhe Instagram-in , ku ka 34 milion ndjekës, dhe ku shkaktoi shumë zhurmë javën e kaluar duke postuar një foto toples pranë djalit të saj.

chrissy teigen (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al