26 Gusht, 2024

Chuck Bass i “Gossip Girl” i jep fund beqarisë: Udhëtimi sapo ka filluar


Aktori Ed Westwick, i njohur për rolin e Chuck Bass në serialin “Gossip Girl”, u martua me Amy Johnson, gjithashtu aktore.

“Udhëtimi sapo ka filluar”, shkruan çifti krahas fotos së dasmës. Çifti u fejua në janar të këtij viti.

Kjo është martesa e parë për të dy, edhe pse Amy ishte thuajse në prag të martesës.

Para se të transferohej në Angli, ajo ishte e lidhur George Panayiotou. Ata u fejuan dhe kanë një djalë, Andreas, por më pas u ndanë.

Amy u njoh me Westwick në eventin e Aston Martin 2021.

I njëjti e ftoi atë në një takim të dyfishtë me qentë e tyre, Herbert dhe Humphrey. Dyshja më në fund konfirmuan lidhjen në Instagram në qershor 2022.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al