15 Mars, 2022

Çiftet që u krijuan në syrin e publikut dhe nuk patën jetëgjatësi


Lidhjet e ndarjet e personazheve publike shoqërohen gjithnjë me bujë. Fakti që janë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes bën që edhe publiku ‘të përfshihet’ në jetën e tyre private dhe t’i përjetojë vendimet e tyre.

Gjatë këtyre javëve është komentuar shumë ndarja e Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt. Lidhja e tyre nisi shumë shpejt dhe pa kuptuar brenda “Big Brother VIP”. Dhe zgjati vetëm një ditë pas mbarimit të formatit. Nuk dihet ande se përse ata u ndanë, por dyshja sot nuk janë më bashkë.

E duket se jo vetëm lidhjet që nisin në këtë format nuk zgjasin. Një fenomen i tillë është vënë re kryesisht në lidhjet që krijohen në syrin e publikut. Cilat janë disa nga lidhjet e personazheve publike që nuk zgjatën? Ja ku i keni:

Çiftet që lindin nga spektaklet e dashurisë

Spektaklet e dashurisë dy vitet e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes në vendin tonë, teksa në televizionet e SHBA dhe perëndimit ka vite që ‘lulëzojnë’. Mirëpo, ironikisht çiftet që krijohen në këto formate duket se nuk zgjasin. Ndonëse pretendohet që pjesëmarrësit të gjejnë dashurinë e jetës dhe të lidhen me ta, pas përfundimit të tyre ata ndahen. Bashkimi-Alvisa, Jasmina-Andi, Geri-Ina, Mevlan-Ledjana nga Për’puthen apo Saimir dhe Meri nga Love Story janë të gjithë shembujt konkret për të dalë në këtë përfundim. Aktualisht nuk ka asnjë çift që vijon ende lidhjen pasi kanë dalë nga këto programe.

Bora Zemani-Vin Veli

Në fillim të lidhjes së tyre, ata konsideroheshin si një nga çiftet më simpatike të showbizit shqiptar. Vin Veli dhe Bora Zemani nuk e fshehën asnjëherë romancën e tyre nga syri i publikut. Madje, që në një moshë të re ata u bekuan me një djalë. Por lidhja e tyre përfundoi pak kohë më pas dhe mesa kanë deklaruar ata, shkak është bërë për shkak të mospërputhjeve të ndryshme, si për shembull karriera. Megjithatë, ish-çifti kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë dhe janë miq. Aktualisht Vin Veli është në një lidhje me një vajzë të panjohur, teksa Bora Zemani është single (mesa dimë) pas ndarjes nga Donald Veshaj.

Seldi Qalliu -Mimoza Shkodra

Për një kohë të gjatë ata ishin ndër çiftet më të komentuara të shoebizzit shqiptar. Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra dukeshin tejet të lumtur krah njëri-tjetrit, por u ndan krejt papritur. Në 2017 Seldi dhe Mimoza kurorëzuan lidhjen e tyre me fejesë, ceremoni e cila qe mjaft private dhe u organizuar në Zvicër vetëm me familjarët e çiftit. Ata u fejuan në vjeshtën e vitit 2017, disa muaj pasi kishin filluar të shoqëroheshin. Mediat raportuan se çifti e kaloi krizën e parë të lidhjes, vetëm dy muaj pas fejesës. Atëherë u fol se Seldi kishte hequr dorë nga bashkëjetesa në Zvicër me këngëtaren për t’u rikthyer në Tiranë.

Nuk dihej çfarë e kishte detyruar Seldin, që vendosi të mos jetonte në një shtëpi me Shkodrën, me të cilën direkt pas fejesës realizoi klipin “Dashni” me një fabul dedikuar historisë së tyre, që nga njohja si kolegë në vitin 2012.

Kiara Tito – Butrint Imeri

Ndonëse nuk e prnuan kurrë, këngëtari Butrint Imeri u përfol gjatë në mediat online për një lidhje me moderatoren simpatike Kiara Tito. Çifti madje u kapën mat teksa shijonin pushimet në të njëjtin vend apo pinin një kafe në një lokal të Prishtinës. Por sa herë që ata pyeteshin në media për një raport më shumë sesa shoqëror, dëgjonim vetëm mohime.

Megjithatë, provat ishin të pakontestueshme. E gjitha nisi nga një intervistë e Butrintit me Kiarën në 2018 kur ajo e puthi në studio e më pas duket se ata vijuan njohjen. Komentet n rrjetet sociale për njëri-tjetrin nuk mungonin teksa po ashtu Kiara ka amrrë pjesë në videoklipin e Butrintit “Hajt Hajt”. Nuk dihet arsyeja se përse ata u ndanë, ndonëse lart e poshtë thuhet se shkak është bërë nëna e Butrintit.

Dafina-Ledri

Gjatë kohës që ishin bashkë, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula konsideroheshin si “power couple”. Ata ishin bashkë brenda dhe jashtë skenës duke formuar një nga çiftet më të dashura të publikut. Lidhja e tyre mori fund në 2016 për arsye që nuk dihet teksa ata janë shprehur si funksionojnë më mirë kështu. Dhe kjo duket e vërtetë pasi dy artistët janë miq të mirë e madje në 2020 sollën një bashkëpunim. Dafina është në një lidhje me Dj Geek, kurse Ledri me Sara Hoxhën me të cilën ka edhe një vajzë.

Tuna-Cozman

Ishte viti 2012  kur Tuna po përflitej për një lidhje me një reper të ri në labelin BabaStars. Vetëm një vit më pas ajo u kap mat me Cozman me të cilin solli edhe bashkëpunimin ‘Fenix’.

Ata qëndrua tre vite në lidhje madje këngëtarja u përfol edhe për shtazëni por kjo u hodh poshtë nga ajo. Pas pas ndarjes Tuna u hodh në krahët e Patris Berishës me të cilin tanimë ka dy djemë. Kurse Cozman është përfolur për disa lidhje, të paqëndrueshme.

Orjola Marashi- Eros Grezda

Oriola Marashi dhe Eros Grezda i dhanë fund lidhjes së tyre pak kohë më parë. Ata kishin planifikuar martesën e tyre por duket sikur gjërat nuk i kanë shkuar sipas planit. Edhe pse ata nuk kanë dhënë një reagim të mirëfilltë, thuhet se janë ndarë për shkak të distancës dhe keqkuptimeve me njëri-tjetrin.

Nora Istrefi-Robert Berisha

Nora dhe Roberti janë shembulli perfekt se pas ndarjes ish-partneri mund të jetë shoku yt më i mirë. Pas dasmës së bujshme dhe 13 vite në krahët e njëri-tjetrit, çifti vendosi që ndarja ishte zgjedhja më e mirë për ta. Shpesh fotografohen me pushime e me miq të përbashkët duke u përfolur për ribashkim por të dy e kanë përjashtuar një mundësi të tillë.

Rozana Radi-Mc Kresha

Sot Mc kresha është baba i dy fëmijëve dhe i martuar prej disa vitesh me Erzinën, kurse Rozana prej vitesh në një marrëdhënie që e ka mbajtur hermetike dhe larg syrit të publikut.

Por, dikur dy artistët ishin bashkë. Marrëdhënia e tyre 1-vjeçare fillimisht u pranua gjatë bashkëpunimit që ata patën në Kënga Magjike 2011 me këngën “Jabadabadu”, kur pyetjes së Arditit a ishin në një lidhje, Kresha i’u përgjigj: “Shpresoj të ma hapë derën”. Dhe më pas e puthi këngëtaren në ballë, duke e quajtur këtë si një veprim respekti dhe sinqeriteti. Çifti gjithashtu nisi të bashkëjetontë në një shtëpi të përbashkët në Prishtinë, periudhë gjatë së cilës Rozana u dyshua se ishte shtatëzanë, por të dy e mohuan ashpër këtë lajm.

Ishte një nga ndarjet e bujshme të verës 2012, por asnjë nuk pranoi të fliste për mediat. E vetmja që u prononcua ishte shoqja e Kreshës, e cila theksoi se midis atyre të dyve nuk kishte patur asnjë person tjetër.

 

Roza Lati-Stine

Ata kanë qenë në qendër të vëmendjes kur ishin bashkë. Por edhe pas ndarjes, kanë folur pa problem, duke e konsideruar si një pjesë të jetës, për të cilën nuk kishte pse të kishin ndonjë kompleks.

Romaca e tyre zgjati disa vite dhe më pas dyshja i dha marrëdhënies së tyre dhe sot ruajnë raportet si shokë. Madje, Roza ruan raporte të mira edhe me bashkëshorten e këngëtarit të cilën e ka ftuar edhe në emision.

Shpat Kasapi- Afërdita Dreshaj

Shpati dhe Afërdita ishin prej vitesh në qendër të vëmendjes. Ata i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2013, pas një fejese gjashtë vjeçare. Në nëntor të 2014-s, e ftuar në “Top Shoë”, Afërdita deklaroi se ka vendosur të mos flasë më për jetën private. ” Sot, këngëtarja dhe modelja është e martuar me sportistin e hokejt, Jakub Kindlm me të cilin ka një djalë. Nga ana tjetër, Shpati është i martuar me një make up artiste dhe pak muaj më parë mirëpritën në jetë fmijën e tyre të parë.

Albi Nako-Klaudia Pepa

Lidhja e tyre nisi në sytë e publikut kur Klaudia ishte shumë e vogël dhe merrte mësimë baleti nga Albi. Pas disa vitesh bashkë ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni që u mbajt në emisionin ‘E diela shqiptare”. Por, më pas Klaudia vijoi karrierën në Itali dhe Albi nuk mun t’i bashkohej, distanca krijoi probleme për ta dhe të dy vendosën t’i japin fund martesës. Klaudia ka zbuluar se ndodhet në një lidhje por nuk dihet ende me kë, kurse Albi është përfolur për një lidhje me balerinën Alba Hoxha. Ndonëse nuk e pranuan kurrë romancën, ata i dhanë fund shpejt lidhjes sëë tyre, dhe ende nuk dihet gjë për jetën personale të koreografit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al