17 Shkurt, 2022

Çifti i njohur i showbizit i jep fund fejesës, ndahet pas një viti


Shailene Eodley dhe Aaron Rodgers, çifti i njohur amerikan i kanë dhënë fund fejesës së tyre.

Ky lajm vjen fill pas një viti, kur Aaron njoftoi për herë të parë fejesën e tyre ne muajin Shkurt të vitit që lamë pas.

Fansat filluan që të dyshonin se mes çiftit kishte “krisje”, që kur ajo u fotografua duke bërë sërf në Malibu dhe në gisht nuk e mbante unazën e fejesës.

Më 5 nëntor, qendërmbrojtësi i Green Bay Packers konfirmoi se ai doli pozitiv me COVID-19 pasi tha se ishte “imunizuar” kundër virusit gjatë verës.

Ai përmendi një alergji dhe dëshirën e tij për t’u bërë baba si arsyen e refuzimit të vaksinës, duke thënë: “Kjo ishte padyshim diçka për të cilën isha i shqetësuar dhe më shkoi në mendje”.

Nuk është e qartë se sa kohë kanë pasur lidhje yjet, pasi ata nuk pranuan të flisnin publikisht për romancën e tyre deri në vitin 2020.

Shailene i tha Hollywood Reporter në korrik se ata donin të njiheshin me njëri-tjetrin përpara se të dilnin publikisht me lidhjen e tyre.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al