Një çift që ra dakord që të bënte udhëtimin e parë, pasi u takuan për të tretën herë, ka zbuluar sesi tani po jeton nëpër rrugë të ndryshme së bashku me djalin 2-vjeçar dhe një qen.
Ata janë Jonathan dhe Megan Axworthy nga Buckinhamshire e Ohio, kishin vendosur ta riparojnë minibusin e tyre dhe ta shndërrojnë në shtëpi me rrota.
Për të transformuar minibusin, ata shpenzuan 20 mijë paund. E pikërisht me këtë minibus, çifti ka vizituar plot 166 vende të botës.
Jonathan dhe Megan, të cilët u takuan në vitin 2010 në Shanghai, kanë pranuar se shtëpia e tyre në rrota me kalimin e kohës mund të shkatërrohet, por mundohen që të vizitojnë sa më shumë vende.
Ndërkohë i biri i tyre 2-vjeçar, Atlas, ka vizituar deri tani 11 vende përfshirë Francën, Zvicrën, Italinë, Shqipërinë, Greqinë, Turqinë dhe disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Është shumë i vogël që të vlerësojnë këto udhëtime që ne po bëjmë, por ne shpresojmë që të ketë një influencë pozitive tek ai”, është shprehur 43-vjeçari.
Jonathan dhe Megan nisën udhëtimet e gjata në janar të vitit 2015. Pas dy vitesh ata bënë pak pushim që të krijonin familjen e vogël. Djali i tyre erdhi në jetë në maj të 2017-s dhe i vendosën emrin Atlas pikërisht nga udhëtimet që kanë bërë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al