2 Mars, 2018

Çifti sfidon reshjet e dëborës e temperaturat nën zero, bëjnë dasmë si në përralla (FOTO)


Një çift në Britaninë e Madhe kishte planifikuar që të bënte dasmën më 28 shkurt të këtij viti. Jemma Swainston-Rainford dhe Steven Lucock kishin menduar që ditën më të bukur të jetës së tyre ta festonin në një shtëpi peme në Northumberland.

Çifti kishte menduar edhe për detajin më të vogël, por mesa duket nuk kishte llogaritur reshjet e shumta të dëborës dhe temperaturat nën zero.

Por pavarësisht kësaj “Bisha nga Lindja” nuk arriti që ta mposhte çiftin, pasi dasma u realizua dhe ishte një nga ceremonitë e vetme që zhvillohej atë ditë në atë zonë, sipas një personi të gjendjes civile.

Dita tyre më e lumtur mund të mos ketë shkuar ashtu siç ata e kishin menduar, pasi ndodhën edhe disa incidente të vogla si pasojë e motit të keq.

“Një natë përpara dasmës Jemma po qante, ajo nuk e besonte se ceremonia do të zhvillohej. Madje edhe make-up artist e anuloi takimin pasi nuk vinte dot. Gjithashtu kur të ftuarit nisën duke anuluar ftesat, ne nisëm që të përgatiteshim për më të keqen”, tha bashkëshorti.

Ai shtoi se më pas gjithçka përfundoi “si një dasmë përrallash që të gjithë do ta mbajnë mend”.

Ndërkohë fotografi Sean Elliott ka improvizuar gjithçka nga fillimi dhe rezultati është me të vërtetë mahnitës. “Shkoi shumë më mirë seç e mendonim. Të gjithë ata që bënë një rrugëtim të vështirë në ato kushte klimaterike kanë çfarë të mbajnë mend për një kohë të gjatë”, tha ai.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al