19 Shkurt, 2021

Cila ishte përgjigja? Can Yaman i propozon për martesë të dashurës italiane seksi (Video)


Aktori turk, Can Yaman, i ka propozuar për martesë të dashurës italiane, Diletta Leotta!

can yaman (1)

Në një nga qytetet më romantike në botë, në Romë, ai ka shkruar në italisht në qiell: “Diletta, dëshiron të martohesh me mua? Të dua, Can!”, raporton “Albawaba”.

Pamjet e propozimit janë bërë virale në rrjet e megjithatë, ende nuk është zbuluar përgjigja e gazetares italiane.

Aludimet për një romancë mes çiftit nisën për herë të parë kur Anna Pettinelli ngriti dyshime gjatë emisionit të saj në radio në “RDS”. Ajo siguroi se kishte dëgjuar për flirtin nga burime të besueshme, madje shtoi se ata kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Romë.

can yaman (2)

Më pas revista ‘Chi’ publikoi foto ku dyshja shfaqeshin në momente private duke u puthur dhe përqafuar.

can yaman diletta leotta (1)

Pas këtyre lajmeve aktori reagoi përmes një postimi në Instagram duke shkruar: “Është puna ime! Pikë”.

can yaman diletta leotta (5)

Më pas, aktori publikoi në Instagram një foto me Diletta-n, në të cilën shfaqen shumë të afërt.

can yaman diletta leotta (11) can yaman diletta leotta (5) can yaman diletta leotta (9) can yaman diletta leotta (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al