25 Mars, 2021

“Cilat ishin fjalët e Ledrit gjatë lindjes?”- Sara Hoxha tregon ç’ka bërë këngëtari kur Poem Blu erdhi në jetë


Jo të gjitha nënat e përjetojnë njëlloj periudhën pasi sjellin në jetë një fëmijë.

sara hoxha ledri vula (7)

Për disa, kjo është një periudhë me luhatje të theksuara humori për shkak të ndryshimit të rrënjësishëm në jetën e tyre, ashtu sikurse edhe në fizik.

sara hoxha ledri vula (2)

Këtë ka treguar edhe partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, ditën e djeshme gjatë bisedës virtuale me ndjekësit. Çifti janë bërë para pak muajsh prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu.

sara hoxha (4)

Pavarësisht momenteve të vështira, ajo pranoi se çdo gjë kalon dhe harrohet.

sara hoxha ledri vula (5)

Cilat ishin fjalët e Ledrit gjatë lindjes? A të ndihmoi prania e tij?”, e pyeti një ndjekëse.

Mendoj 1,000 % që partneri duhet patjetër të jetë personi që t’ju shoqërojë gjatë kësaj eksperience. Mua më ka ndihmuar shumë dhe as nuk e imagjinoja dot të kisha dikë tjetër aty përveç tij. Patjetër që më ka ndenjur vetëm tek koka, sepse aty kisha nevojë”, u përgjigj Sara, e cila publikoi edhe një foto bardh e zi, ku dukeshin duart e të dyve të kapura me njëra-tjetrën.

sara hoxha ledri vula (4)

Që kur erdhi në jetë Poem Blu, Sara dhe Ledri i hapën vogëlushes llogari në rrjete sociale, ku publikonin edhe foto apo video të saj.

ledri vula sara hoxha (4)

Nisur nga kjo, një ndjekëse e ka pyetur Sarën nëse e kap syri i keq të voglën nga gjithë ky ekspozim në sytë e publikut.

sara hoxha ledri vula (6)

Nuk i besoj këto”, shkroi partnerja e Ledrit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al