23 Shkurt, 2018

Cilat janë vlerat ushqyese të tërshërës, ushqimit më të ”përfolur” të momentit


Ndryshimi i menusë ushqimore në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës është shndërruar në një prej debateve më të forta të këtyre ditëve të fundit.

Të shumtë kanë qenë prindërit që janë shprehur të pakënaqur nga ky vendim i Drejtorisë së Kopshteve dhe Ministrisë së Shëndetësisë duke u shprehur se regjimi i ri ushqimor nuk u përshtatet nevojave të fëmijëve dhe se duhej të ishin pyetur të gjithë palët e interesit përpara këtij vendimi.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e gjithë këtij debati është futja e një produkti të ri në kët menu:

TËRSHËRA, çka ka përshkallëzuar debatet në rrjetet sociale mes prindërve dhe ideuses së këtij regjimi Blerina Bombaj.

Shumë prindër i kanë kujtuar dietologes se tërshëra përdorej më parë për kuajt dhe nuk ka proteina e nuk favorizon rritjen e shëndetshme të fëmijëve.

Tërshëra, e njohur ndryshe si mbretëresha e drithërave, është një ushqim që konsumohet prej afro 4000 vjetësh.Ajo është e pasur me proteina, yndyrna të pangopura, vitamina, antioksidantë dhe shumë ushqyes të rëndësishëm për organizmin.

1.Përmirëson sitemin tretës: Tërshëra përmban shumë fibra të tretshme të cilat përmirësojnë aktivitetin e sistemit tretës.
2.Ul nivelin e lartë të kolesterolit: Acid linoleik dhe fibrat e tretshme të tërshërës reduktojnë nivelin e triglecerideve dhe kolesterolit të keq në gjak, duke parandaluar në këtë mënyrë shfaqjen e sëmundjeve të tilla si arterioksleroza, infarkti dhe hemoragjia cerebrale.
3.Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak: Konsumi i tërshërës redukton nivelin e sheqerit në gjak, pasi ajo arrin të përthithë glukozën në organizëm.
4.Krijon ndjesinë e ngopjes: Mjekët rekomandojnë një mëngjes me tërshërë për të krijuar ndjesinë e ngopjes.
5.Ndihmon rënien nga pesha: Personat të cilët duan të ushqehen shëndetshëm dhe të humbasin peshë, duhet të fillojnë sa më parë tërshërën pasi përbërësit e saj ndihmojnë në mirëfunksionimin e metabolizmit dhe frenojnë urinë.
5.Ndihmon sistemin nervor: Një ndër përbërësit kryesorë të tërshërës është kompleksi i vitaminës B, ky i fundit është shumë i rëndësishëm për sistemin nervor qendror.
6.Parandalon problemet e tiroides: Tërshëra nuk duhet të mungojë kurrsesi në dietën e personave që vuajnë nga tirodet, sidomos nëse janë të diagnostikuar me hipertiroidizëm, një rritje patologjike e gjëndrës tiroide.
7.Forcon sistemin imunitar: Tërshëra përmban beta-glukan, një substancë e rëndësishme që ndihmon qelizat imunitare dhe lufton infeksionet.
8.Ka veti diuretike: Duke qenë se tërshëra përmban shumë sicilic, ajo arrin të eleminojë acidin urik dhe lëngjet e tjera toksike./LIVING

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al