8 Korrik, 2021

Cili është shkaku? Kim Kardashian njofton mbylljen e markës së saj prestigjioze pas…


Kim Kardashian ka njoftuar se marka e saj e bukurisë do të mbyllë faqen e internetit për të ri-nisur më vonë me një pamje krejtësisht të re.

kim kardashian (2)

Marka “KKW Beauty” ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe vazhdon të jetë e suksesshme, prandaj nuk dihet nëse fshihet diçka tjetër pas këtij ndryshimi, shkruan “TMZ”.

kim kardashian (2)

Siç bëri të ditur Kim, marka do të vijë me formula të reja që janë më moderne, inovative dhe të paketuara në një pamje të re më të mirë në disa drejtime.

kim kardashian (6)

Megjithatë interneti po zien nga komentet dhe të shumtë janë ata që mendojnë se ky vendim lidhet me divorcin e Kim nga Kanye, pasi marka quhet “KKW Beauty”, për shkak të mbiemrit West që ajo mbante kur ishte e martuar me Kanye-n.

kim kardashian (5)

Nuk dihet sa e vërtetë është, por “TMZ” ka bërë të ditur se emri i saj nuk do të ndryshojë. Sipas po të njëjtit burim, Kim do të mbetet e përfshirë si kurrë më parë në kompani, në bashkëpunim me partnerët e saj të rinj të “Coty Inc”.

kim kardashian (4) kim kardashian (3) kim kardashian (1) kim kardashian (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al