16 Prill, 2022

Cindy Marina rrëfen takimin me të dashurin e supermodeles Kendall Jenner: Ajo u bë xheloze për mua, erdhi dhe…


Modelja dhe gazetarja sportive, Cindy Marina ka zbuluar takimin të dashurin e supermodeles me famë botërore, Kendal Jenner në një ndeshje basketbolli.

Ajo tregoi se ishte në Los Angeles, ku së bashku me një shoqe kishin shkuar për të parë ndeshjen e basketbollistit Blake Griffin i cili asokohe ishte në një romancë me Kendall. Cindy zbuloi se supermodelja u bë xheloze për atë dhe shoqen e saj, madje shtoi se Kendall as nuk i përshëndeti kur erdhi.

“Në fakt kam takuar Kendal Jenner. Është një rast që ishim në një ndeshje bashketbolli, ajo ishte e lidhur me Blake Griffin që është lojtar. Unë jetoja në LA, shkova me një shoqë, Blake na kishte lënë biletat. Pas ndeshjes po i takonim dhe erdhi Kendall… Nuk e di, mendoj se është xheloze për ne të dyja por e prita më ngrohtë më e sjellshme. Mendoj ajo nuk është se përpiqet të sillet në një mënyrë të keqe po ndoshta rri pak më larg dhe ai qëndrimi duke i çuditshëm, nuk është se na përshëndeti na foli vetëm pak. Erdhi dhe nuk foli fare, thjesht kur ikëm na përshëndeti.”– tregoi ajo në “Glamour Zone.”

Cindy Marina është është përfolur gjatë në mediat rozë për lidhjen me djalin ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Genar Topalli.  Modelja dhe gazetarja sportive ka rrëfyer gjithashtu se përgjatë 1 viti romacë me Genar Topallin, nuk janë bërë kurrë xheloze për njëri-tjetrin.

Ajo tregoi se Genari është mbështetësi i saj më i madh për çdo gjë që bën dhe për këtë e vlerëson, duke shtuar se ai s’është xheloz.

Cindy Marina u shpreh se familjet e tyre janë prezantuar, por duke mos dhënë shumë detaje.

“Kurrë nuk jemi bërë xheloze për njëri-tjetrin. Ai nuk është tip xheloz, është mbështetësi më i madh që kam, për çdo gjë që bëj. E vlerësoj shumë për këtë, sepse ne jetojmë në botën e mediave dhe nëse partneri është xheloz, është problem për punën. Nëse nuk ke një person që të shtyn përpara bëhet edhe më e vështirë. Jam shumë e lumtur që ai është mbështetësi më i madh. Kemi 1 vit bashkë dhe gjërat janë bërë familjare, jemi prezantuar me familjet e njëri-tjetrit”, tha ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al