16 Dhjetor, 2020

Çizmet që Rita Ora veshi më 28 nëntor tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, dizajneri tregon historinë që fshihet pas tyre


Këtë 28 nëntor, Rita Ora zgjodhi që të publikonte disa foto për të uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë, ku në sy ranë çizmet e saj të kuqe me simbolin e shqiponjës.

rita ora

Këto çizme morën vëmendje të madhe dhe ngjallën reagime pozitive pafund në rrjete sociale.

rita ora6

Së fundmi, Iliaz Iliazi, dizajneri që i ka stiluar këto çizme, ka treguar çfarë fshihet pas tyre, në një lidhje me “Skype”, teksa ishte i ftuar në “Ftesë në 5”.

rita ora (13)

Ai tha se ideja për këto çizme ishte e tij dhe zbuloi se ato janë realizuar vitin e kaluar, por këngëtarja arriti që t’i merrte në 30-vjetorin e saj të lindjes.

rita ora (4)

Kërkesa ishte e imja dhe në 2017 pashë babain dhe mamanë e Ritës dhe më lindi ideja që t’i bëj një palë asaj dhe kontaktova me të ëmën e Ritës dhe ja mora numrin e këmbës së saj, që është numër 39.

rita ora (7)

Kështu më lindi ideja dhe kur ja dërgova një italiani shqiponjën më tha se nuk e bënte dot, dhe fillova duke e bërë me dorë, e cila e ka vlerën të madhe.

Unë ja kam bërë vjet, por iku në Shqipëri për tërmetin dhe pastaj vazhdoi Covid dhe u realizua këtë vit.

rita ora (6)

Kur ja dërgova babait të saj edhe motra, Helena, kërkoi t’i kishte një palë dhe ia bëra. Kam bërë 5-6 palë kështu”,- tha Iliazi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al