14 Mars, 2022

“Arlene është e lezetshme”/Aktori i njohur flet për herë të parë për martesën me partneren e tij 46-vite më të re


Aktori i njohur Dick Van Dyke në vitin 2007 mori pjesë në “Secreen Actors Guild Awards”, ku filloi të bisedonte me grimieren e cila po e rregullonte.

“Përshëndetje, unë jam Dick”-ishin fjalët e para që ai i kishte drejtuar Arlene-s.

Gjatë një intervistë të dhënë së fundmi, aktori ka treguar se gjatë njohjes me partneren është përballur me shumë komente negative nga publiku, për shkak të diferencës së tyre të moshës.

Mirëpo, ata u dashuruan shumë me njëri-tjetrin duke kapërcyer të gjitha pengesat dhe fill pas gjashtë vitesh lidhjeje kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

“Asaj i pëlqen të këndojë, të këcejë dhe unë e shoqëroj thuajse çdo ditë. Arlene është shumë e lezetshme”-është shprehur aktori.

Ndër të tjera ai ka treguar se jeta me të është mjaft e bukur dhe se ndihet i lumtur që ka në krahët e tij një grua si ajo.

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al