12 Mars, 2022

Çmenduri apo vulgaritet? Blogerja e famshme kryqëzohet nga rrjeti dhe shkak u bë veshja e saj në “Javën e Modës”, Paris


Leonie Hanne, një nga blogeret më të famshme në botë ka vizituar Parisin në evenimentin e modës.

Bukuroshja bionde u pa e veshur me një fustan të kuq mjaft sensual, që i tregonte më se miri format e saj trupore.

Fustan ky, i çarë nga të gjitha anët duke i treguar më shumë se duket zonat e ndryshme të trupit, madje edhe zonat intime.

Krahas të pranishmëve në festë, edhe ndjekësit virtual të Instagramit u shprehën se kjo ishte më tepër e ekzagjeruar se duhet, pasi vithet e blogeres zëre se dukeshin plotësisht.

Publiku është i ndarë për këtë veshje të përzgjedhur.

Disa e konsiderojnë seksi, ndërsa të tjerë mendojnë se është e tepruar, pa shije dhe provokuese në një mënyrë shumë vulgare.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al