26 Maj, 2022

“Çmenduri”/ Vilma Masha zbulon incidentin me futbollistin e Kombëtares: Tha ‘Më jep mikrofonin se do them diçka’ dhe…


Kjo javë ka qenë elektrizuese për Tiranën që mirëpriti mijëra tifozë për ndeshjen finale të “Conference League”. Megjithëse e cilësoi të lezetshme, Vilma Masha thotë se emocionet nuk kanë të krahasuar me ndeshjet e Kombëtares.

Moderatorja e sportit foli sot për këtë javë intensive duke thënë se çdo gjë shkoi mirë. “Ishte një atmosferë interesante por nuk krahasohet me Kombëtaren. Tani ishte e lezetshme, këta tifozët e shpërqëndruar që pinin birra. Ia dolëm me pak vështirësi, çdo gjë shkoi mirë. Ka patur plot incidente. Unë përgjithësisht jam në studio dhe kur dal në terren gjëja më e tmerrshme është kur tifozët ngjiten në skenë dhe janë të mirë ose jo mirë mendërisht. Tentojnë të marrin mikrofonin etj. Këto janë situata të sikletshme se nuk e di si reagojnë.”– tregoi ajo në “Wake Up”.

Gjatë intervistës teksa po fliste për incidentet në punë, Vilma veçoi një me futbollistin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, emrin e të cilin nuk preferoi ta zbulonte. Ajo zbuloi: “Kur u kualifikuam në Europian u bë nami u mbush sheshi plot. Dhe erdhën futbollistët e Kombëtares dhe njëri prej tyre më tha ‘Më jep mikrofonin se do them diçka’ dhe e hodhi në tokë. Sot i them ‘Ti je idiot, si e hodhe mikrofonin ashtu’. Atëherë po i thoja ‘Bën 2 mijë euro mikrofoni’. Çmenduri domethënë. Por, kanë lezetin e vet.”

Më tej bukuroshja e ekraneve shqiptare u pyet edhe për të bijën, e cila tashmë është dy vjeç. Vilma tregoi se Sea tashmë i është bërë shoqe dhe se është shumë e lidhur me të.

Tani është shumë e lezetshëm sepse është 2 vjeç dhe pak muaj. Ka filluar e flet dhe më njeh kur më sheh në ekran. Më bën përshtypje se dikur më thoshin se që 3 vjeç dija emër, mbiemër etj. Tani kur shoh gocën që flet më bën çudi.

Merrem me vajzën, jo se është talent në gjithçka. I bëj lojëra të ndryshme. Është një fazë që po e shijoj. Për shkak të pandemisë kam qenë në shtëpi. U shty dhe kampionati atë vit. Vajza u bë një vit dhe unë atëherë u riktheva. E shijova shumë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al