5 Tetor, 2017

Çmenduria e Dafina Zeqirit, hipën mbi semafor në mes të New York-ut


Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dafina Zeqiri  duket se po mundohet me të gjitha forcat dhe talentin që e karakterizon për të bërë një emër në tregun ndërkombëtar.

Para 6 ditë më parë , Dafina solli këngën ‘Told Ya’ vetëm me audio dhe tekst dhe tani ajo  ka finalizuar me një klip. 28-vjeçarja shfaqet në rrugët e Nju Jorkut me disa të rinj të huaj, tërësisht energjike dhe mbresëlënëse me lëvizjet e saj.

Diçka që nuk ishte parë asnjëherë nga artistët shqiptarë është guximi i saj për të qëndruar sipër semaforit pa asnjë masë mbrojtëse. Duket si një çmenduri e vërtetë, por ne tashmë e njohim Dafin dhe e dimë se kur do, ajo bëhet protagoniste në çdo formë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al