23 Shkurt, 2022

“Çmimet Botërore të Fotografisë 2022″/ Këto janë fotografitë mahnitëse të finalistëve të konkursit


Rreth 156,00 fotografi kanë qenë pjesë e konkursit për “Çmimet Botërore të Fotografisë Sony 2022”. Konkursi është për fotografët profesionalë që me anë të fotografive të tyre tregojnë aftësi teknike dhe demonstrojnë një qasje origjinale ndaj subjekteve bashkëkohore në 10 kategori të ndryshme.

Një fotografi e një peme, një fotografi e një dhelpre të egër dhe një fotografi nga trazirat në Kapitol në SHBA gjatë vitit të shkuar janë tre nga fotografitë që kanë marrë statusin “finaliste”.

Portrait photographer Gareth Iwan Jones started shooting trees after the coronavirus pandemic made meeting in person difficult.

15 sony world photography awards 2022 finalists

Fituesit e përgjithshëm të konkursit do shpallen më 12 prill teksa ekspozita me fotografitë më të mira do mbahet nga 13 prilli deri më 2 maj në Londër, në Somerset House”.

Midis finalistëve janë Yun Chi Chen nga Tajvani, i cili u frymëzua nga procesi i vizatimit të planeve tradicionale arkitekturore për të krijuar imazhe shumështresore të ndërtesave të spikatura, si “Capsule Toëer” në Tokios, e cila do të shkatërrohet këtë vit; Raphaël Neal nga Britania e Madhe, i cili krijoi diptiket me skenat e ndryshimeve klimatike me portretet e adoleshentëve që do të trashëgojnë efektet e krizës klimatike, secili duke shfaqur një reagim të ndryshëm përballë rrezikut; dhe Ricardo Teles nga Brazili, i cili dokumentoi fisin indigjen dhe artin e tyre marcial të quajtur Huka-huka, një ritual për nderimin e të vdekurve që vitin e kaluar iu kushtua kryesisht viktimave të Covid-19.

Sport category finalist Ricardo Teles documents the Brazilian Indigenous Xingu tribe and their martial art called Huka-huka, a ritual to honor the dead -- last year devoted primarily to Covid victims.

Ndoshta fotografia më e njohur nga konkursi është ajo që tregon Jacob Chansley, të ashtuquajturin “QAnon Shaman”, ndërsa bërtet brenda dhomës së Senatit — një nga fotografitë më ikonike nga trazirat e Kapitolit të SHBA-së të vitit 2021.

Jacob Chansley, photographed by Win McNamee in the series "Insurrection," screams inside the Senate chamber during the US Capitol riot of 2021. Chansley was later sentenced to 41 months in prison for his role in the riot.

Vitin e kaluar, çmimi i shkoi dokumentarit britanik për “Bank Top”, një seri imazhesh dhe tekstesh bardh e zi që theksojnë privimin social, emigracionin dhe papunësinë në qytetin e Blackburn, në Anglinë veriore.

Më poshtë gjeni disa nga fotot e tjera të konkursit:

14 sony world photography awards 2022 finalists

01 sony world photography awards 2022 finalists

02 sony world photography awards 2022 finalists

03 sony world photography awards 2022 finalists

04 sony world photography awards 2022 finalists

06 sony world photography awards 2022 finalists

07 sony world photography awards 2022 finalists

08 sony world photography awards 2022 finalists

09 sony world photography awards 2022 finalists

11 sony world photography awards 2022 finalists

12 sony world photography awards 2022 finalists

13 sony world photography awards 2022 finalists

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al