25 Shtator, 2021

“Copë kalamani”/ I tha që flet në telefon me ish të fejuarin, konkurrentja e “Për’puthen” shpërthen në lot dhe i kthehet ashpër 20-vjeçarit: Mbylle gojën…


Mikela Pupa, konkurrentja e “Për’puthen” nuk e përmbajti dot veten kur Juli Cela i përmendi të kaluarën. Disa puntata më parë, Mikela rrëfeu se ka qenë e lidhur me një djalë prej gjashtë vitesh, por lidhja e tyre përfundoi pasi ajo mësoi se ai e tradhtonte.

mikela pupa, juli cela

Juli e përdori këtë të dhënë për ta ofenduar në mes të studios kur ajo i kërkonte llogari Argjend Rracit për telefonatën që i kishte bërë Ritvanës në orën 2 të mëngjesit.

Argjendi duket ai tip që do të jetë në një dhomë, Mikela do e vëri në gjumë dhe do shkojë në dhomën tjetër, do flasë me ish të dashuin”,- tha Cela.

juli cela (2)

Pupa shpërtheu në të bërtitura ndaj 20-vjeçarit, kur tha: “Hera e fundit që mua më përmendet ish i dashuri, aq më tepër nga ti i cili nuk ke fare eksperienca jete, je një fëmijë. E keni bërë të gjithë rrugë këtë, mbylle gojën, kaq po them.

Kush je ti ta përdorësh kundër meje, e ke parë surratin si e ke? Nuk kemi ardh këtu të gjykohemi nga një copë kalamani. Mbaje karrigen fito një takim me gocat se ti duhet të zhdukesh që këtu”.

mikela pupa, bruno shemsho (4)

Për shkak të tensionit të krijuar, Mikela nuk i mbajti dot lotët teksa shtoi: “Mami im u prek nga disa komente të Brunos, kur më tha je tradhtuar. Përse duhet të ma përmendni këtë pjesë, nuk e kam unë fajin që përfundoi ajo lidhje”.

mikela pupa, bruno shemsho (3)

mikela pupa, bruno shemsho (4) mikela pupa, bruno shemsho (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al